E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demaskimet më skandaloze të shërbimeve sekrete

Autori i Lajmit: Redaksia

Nga momenti që Mahmoud al-Mabhouh zbriti nga avioni i tij në Dubai më 20 janar, vrasësit e tij, që mendohet të ishin agjentë të Mosadit izraelit, po i monitoronin çdo lëvizje. Al-Mabhouh, një zyrtar i vjetër i Hamasit, i cili kishte mbërritur nga Damasku gjoja për të arritur një marrëveshje për një ngarkesë armësh në Gaza, u zhduk disa orë më vonë nga dhoma e tij e hotelit “Al Bustan Rotana”. Ai u godit nga 7 personat që mendohet se kishin monitoruar gjatë 24 orëve të qëndrimit të tij në Dubai. Vrasësit i mbuluan shumë mirë gjurmët e tyre. Ata fluturuan për të humbur gjurmët nga Parisi, Frankfurti, Roma dhe Zyrihu me pasaporta të falsifikuara. Ata i shkëmbyen disa herë hotelet e tyre dhe telefononin me njëri-tjetrin shumë shpesh. Por ata ishin të monitoruar dhe tani videoja e tyre ka dalë në transmetim online. Ajo që fshihet pas këtij krimi mbetet e mistershme dhe të kujton ditët e lavdishme të CIA-s dhe MI6-ës një gjysmë shekulli më parë.

***

Më 22 qershor 1953, një postier i “Brooklyn Eagle” kishte mbledhur paratë për shpërndarjen e gazetës të tij kur teksa merrte disa qindarka njëra prej tyre u rrëzua dhe u thye. Brenda saj ndodhej një mikrofilm dhe një sërë numrash. Ai ia dha atë një mikut të tij, i cili ia kaloi një polici dhe ky i fundit e dorëzoi në zyrat e FBI-së. Nga ajo që u zbulua rezultoi se të dhënat ishin pjesë e një rrjeti të zgjeruar komunikimi, i përdorur nga KGB-ja në Shtetet e Bashkuara. Këto mesazhe ishin futur në monedha, stilolapsa, furça dhe objekte të tjera shumë të vogla. Vetëm kur një oficer i KGB-së tregoi gjithçka në ambasadën amerikane në Paris më 1957, amerikanët nisën të kryenin arrestimet e para dhe të deshifronin kodet.

***

Më 2 qershor 1954, një bombë shpërtheu në Aleksandri, Egjipt. Javën pasardhëse, një seri bombash shpërthyen në teatrin britanik dhe librarinë e Agjencisë së Informacionit të SHBA-së në Kajro dhe Aleksandri. Ashtu siç u zbulua më pas, ato ishin vepra të Izraelit që e quajti operacionin Susannah. Këto sulme u kryen për të fajësuar kryengritësit lokalë, dhe që do ta bënin Egjiptin të dukej i pasigurt, ndërsa trupat britanike u zhvendosën prej Kanalit të Suezit brenda 2 viteve të ardhshme.

***

John Dennis Profumo nuk kishte profilin e një personi që do të shokonte dhe skandalizonte Britaninë. Por më 1963 atij iu demaskua një nga historitë më të famshme të spiunazhit. Profumo ishte ministri i Luftës dhe pasi përfundoi studimet në Oksford u ngjit shumë shpejt në karrierën politike. Ai u martua me një yll kinemaje duke u bërë një person i rëndësishëm i jetës shoqërore londineze. Ai pati një marrëdhënie me një shougirl kabareje, e cila do të shokonte Britaninë në vitet 1960, por që më vonë do të merrte përmasa shumë herë më serioze, pasi u shndërrua në një çështje sigurie në vend. Vajza u zbulua se shkonte dhe me
Eugene Ivanov, atasheun e marinës në ambasadën sovjetike në Londër. FBI-ja nisi hetimet, ndërsa qeveria e kryeministrit Harold Macmillan u përfshi nga skandali. Por historia nuk mbaron këtu. Në një autobiografi të botuar më 2001, kjo grua do të shkruante se ajo i kishte kaluar informacione KGB-së dhe nga shefi i MI5-ës, Sir Roger Hollis dhe kuratorit të veprave të artit të Mbretëreshës, Sir Anthony Blunt.

Ky lajm është publikuar: 05/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›