Harman: Falklandet do të mbrohen me çdo kusht
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër – Ishujt Falklande “do të mbrohen me çdo kusht”. Kështu është shprehur liderja laburiste e Dhomës së Përfaqësuesve, Harriet Harman, pas tensioneve të fundit që kanë mbërthyer Anglinë me Argjentinën në lidhje me shpimet e naftës. Numri 2 i laburistëve, që iu përgjigj pyetjeve të kryeministrit britanik tha se nuk ka asnjë “dyshim” për çështjen e sovranitetit të Falklandeve. Argjentina pretendon sovranitetin e ishujve Falkland që ajo i quan ishujt Malvine. Në parlamentin britanik, Harman iu përgjigj thirrjeve të një anëtari të vjetër të laburistëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Gerald Kaufman, për të ripohuar besnikërinë e qeverisë laburiste ndaj popullit të Falklandeve. “Ne nuk besojmë se janë të nevojshme negociatat apo bisedimet, sepse nuk ka asgjë për të diskutuar”, - tha Harman. “Nuk ka asnjë çështje që lidhet me të drejtën e tyre për tu vetëdeklaruar dhe ska asnjë dyshim se Falklandet do të mbrohen me çdo kusht”, - thotë më tej zëvendësja e Braunit. Një ditë më parë, sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, tha se ky konflikt duhet të zgjidhej pa ndërmjetësimin e SHBA-së apo vendeve të tjera perëndimore, pasi ishte një çështje bilaterale. Ajo tha se, nëse do të ishte e nevojshme dhe do të kërkohej ndihma e Amerikës, sigurisht që ajo do të jepej. “Ne nuk jemi të interesuar dhe nuk kemi asnjë rol në përcaktimin e asaj që këto dy vende vendosin me njëra-tjetrën”,- shtoi ajo. “Por ne duam që ato të flasin dhe dëshirojmë që ti zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre. Ne e dimë se ka shumë pika për tu zgjidhur dhe shpresojmë që ato ta arrijnë diçka të tillë. Londra dhe Buenos-Airesi kanë shpërthyer në akuza kundër njëra-tjetrës për shkak të vendimit të fundit të kompanisë britanike të naftës, “Desire Petroleum”, e cila ka nisur shpimet për arin e zi 60 milje në veri të ishujve Falkland. Gjeologët mendojnë se atje ka deri në 60 miliardë fuçi naftë rezervë. Qeveria argjentinase ka kërkuar një rezolutë të OKB-së për ndaljen e menjëhershme të këtij projekti. Ajo ka siguruar gjithashtu dhe mbështetjen e 32 vendeve latine, të cilat janë me Argjentinën dhe, sipas tyre, Britania i ka pushtuar ilegalisht ishujt më 1833.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010