Bora bllokon rrugët në Jug e Veri
Reshjet e dëborës, që kanë përfshirë lartësitë në të gjithë territorin e vendit, kanë sjellë problemet e para në qarkullimin rrugor. Dje janë hasur vështirësi serioze në kalimin e Qafës së Llogorasë në rrethin e Vlorës, të Qafës së Malit në rrethin e Kukësit, ndërsa situata është vështirësuar në shumë segmente të rrugëve kombëtare e të rrugëve rurale në veri dhe verilindje të vendit.
Bllokohet Llogoraja
Reshjet e dëborës, që kanë filluar mbrëmjen e së mërkurës, kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve në Qafën e Llogorasë, në rrugën kombëtare Vlorë-Sarandë. Burime nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Vlorë konfirmojnë se qarkullimi në Llogora është bllokuar për disa orë dhe vetëm pas ndërhyrjeve është bërë e mundur çlirimi i rrugës, por vetëm për mjetet e pajisura me zinxhirë. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve në Vlorë, Saimir Haxhiu, fajësoi për situatën firmat që kanë fituar tenderët për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor dhe nuk përjashtoi mundësinë e penalizmit të këtyre subjekteve. "Firmat që janë kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve duhet të kishin ndërhyrë më shpejt", tha Haxhiu. Paraditja e djeshme e ka gjetur aksin të mbuluar me borë dhe gjatë gjithë gjatësisë së tij ka vijuar puna për heqjen e borës, si dhe hedhjen e skorieve. Pikërisht hedhja e skorieve ka mundësuar kalimin në disa pika përgjatë aksit, për të evituar rrëshqitjet. Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve, Haxhiu, ka konfirmuar se pas orës 12.00, e gjithë rruga e Llogorasë ka qenë e kalueshme me zinxhirë. Ai ka tërhequr vëmendjen për firmën që ka marrë përsipër zhbllokimin, ndërkohë që tha se edhe vetë drejtuesit e automjeteve duhet të tregoheshin më të kujdesshëm. "Edhe pse tabelat kujtojnë lëvizjen e automjeteve me zinxhirë, drejtuesit e automjeteve nuk i përdorin ata, çka mund të sjellë rrezik në qarkullimin e tyre. Në këtë drejtim, edhe efektivët e policisë rrugore duhet të tregohen më të kujdesshëm", tha kreu i Drejtorisë së Rrugëve. Gjithsesi, dje nuk ka pasur aksidente përgjatë aksit të vështirë, ndërkohë që kanë qenë të shumta automjetet që janë kthyer nga rruga, për shkak të mungesës së zinxhirëve. Trashësia e dëborës në orët e paradites në Qafën e Llogorasë ka arritur deri në 20 centimetra.
Vështirësi në Qafën e Malit
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta që janë rikthyer në verilindje të vendit, kryesisht në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit, kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve në akset e rrugëve nacionale. Gjendja është paraqitur më e vështirë gjatë natës së djeshme në Qafën e Malit, në aksin Tiranë-Kukës. Sipas burimeve nga policia rrugore, në orët e vona të së enjtes është krijuar konfuzion në lëvizjen e mjeteve, kryesisht për ato të tonazhit të rëndë. Një shofer, që e ka përshkuar mbrëmë këtë aks, tha se asfalti kishte ngrirë dhe se një trashësi dëbore prej rreth 15 cm e bënte të rrezikshëm udhëtimin. Megjithatë nuk raportohen aksidente, madje në orët e mëngjesit të djeshëm dhe në vazhdim situata ka qenë më e stabilizuar. Vështirësi ka pasur edhe në akset e tjera, si Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë etj., ndërsa rrugët e brendshme në komunat Arrën dhe Zapod mbeten të bllokuara.
Shkodër, bllokohen fshatrat
Edhe Qarku i Shkodrës është përfshirë nga ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës në zonat malore. Sipas Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Shkodrës, rrugët nacionale në të gjithë territorin e qarkut janë të kalueshme, pa probleme. Ndërkohë, nga kontaktet me zonat e thella malore mësohet se në Dukagjin dhe Vermosh rrugët e disa fshatrave janë bllokuar nga reshjet e dëborës. Gjithashtu në këto zona mësohet se ka probleme në komunikim dhe rezerva ushqimore. Konkretisht janë disa fshatra të thellë në Komunën Shalë e Shosh të Dukagjinit dhe disa fshatra si Lëpusha, Nikçi e Vermoshi në Komunën Kelmend të rrethit Malësi e Madhe.
Dibër, rikthehet moti me dëborë
Rajoni i Dibrës, ku bëjnë pjesë rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat, është gdhirë dje i zbardhur nga dëbora. Trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra në zonat urbane dhe 20 deri 30 centimetër në lartësitë e maleve, në zona të tilla si: Lura, Kalaja e Dodës, Xibër-Murrizja etj. Burime nga Shtabi i Emergjencave Civile, pranë Prefekturës Dibër, pohojnë se të gjitha akset rrugore kanë qenë të kalueshme, si ato nacionale, ashtu edhe ato rurale, përjashtuar Lurën, ku kalimi është mundësuar vetëm me zinxhirë. Po kështu, edhe rruga Peshkopi-Kukës ka funksionuar, ndërsa segmentet më problematike të rrugës nacionale, ku drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes, mbeten Qafa e Qenokut, Disheza e Maranicës, Pishat në Fushë-Bulqizë etj.
Edhe pse nuk kemi të bëjmë me situatë emergjente, bie në sy fakti se ndërmarrjet e rrugëve nacionale dhe rurale mbeten të papërgatitura për të përballuar të tilla situata, pasi në rrugë nuk ka asnjë gram skorie dhe kripë.