E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora e parë krijon probleme në rrugët nacionale

Dimri "troket" në juglindje të vendit. Ditën e djeshme në të gjithë zonën e Korçës kanë nisur reshjet e borës dhe termometri ka shënuar vlera nën zero, duke sjellë probleme në rrugët nacionale. Përkeqësimi i motit ka nxjerrë jashtë rruge një pjesë të madhe mjetesh që janë gjendur të papërgatitura për motin e ftohtë dhe borën që ka filluar papritur dhe ka arritur deri në 10 cm trashësi në aksin Korçë-Kapshticë. Ky aks është kaluar me vështirësi nga drejtuesit e mjeteve. Problemet më të mëdha janë hasur në segmentin nga gryka e Cangonjit deri në pikën kufitare të Kapshticës, pasi reshjet e dendura janë shoqëruar me erë të fortë duke bërë që dëbora të jetë prezente në rrugë. Mjete të shumta kanë rrëshqitur si pasojë e dëborës në këtë aks, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›