E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një gomone që përdorej për trafiqe

Gjendet dhe sekuestrohet një gomone me gjatësi 6 metra e fshehur me mushama dhe degë ulliri. Mjeti lundrues është gjetur në afërsi të Qeparoit, ndërkaq nga hetimet paraprake të policisë kufitare mësohet se përdorej për trafiqe të ndryshme. Ndërkohë, bëhet e ditur se policia ka identifikuar pronarin e gomones, por nuk është bërë i njohur identiteti i tij për shkak të hetimit. Ka qenë një operacion i policisë kufitare që është shtrirë nga brigjet e Vlorës deri në ato të Sarandës, i cili është finalizuar me kapjen e mjetit lundrues. Veprimet operacionale janë udhëhequr nga drejtori i Policisë Kufitare, Rezear Velmishti, i cili ka pohuar për "Shqip" se aksioni do të vijojë dhe në ditët në vazhdim.

Mi.Ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›