Spitali psikiatrik nxjerr në rrugë të sëmurët e dhunshëm
Izolimi i të sëmurëve mendorë, qoftë edhe duke i lidhur me zinxhirë, sado çnjerëzore të duket, është e vetmja zgjidhje për shumë familje shqiptare që janë prekur nga ky fat i keq. Emisioni investigativ "Fiks Fare" në "Top Channel" trajtoi dje rastin e dy vëllezërve të sëmurë mendorë nga fshati Frakull i Fierit që janë vërtet të rrezikshëm për familjen dhe komunitetin, por që shteti refuzon sistematikisht t‘i trajtojë.
Është historia e familjes Zoji, ku jetojnë Lila, 42 vjeç, dhe Artani, 30 vjeç, të dy të prekur rëndë nga skizofrenia dhe krejtësisht të papërgjegjshëm për veprimet e tyre.
Shenjat e sëmundjes u janë shfaqur përpara 14 vjetësh dhe janë të rrezikshëm. Familjarët tregojnë se më të shfaqur shenjat e para të dhunës, dy vëllezërit u dërguan për kurim në spitalin psikiatrik të Vlorës. Por spitali i nxori përsëri pas pak kohësh, edhe pse nuk mund të konsideroheshin "të shëruar".
Tani ata jetojnë vetëm me nënën, pasi babai, të cilin e kanë rrahur shpesh, është ndarë nga jeta. Nëna e dy djemve të sëmurë thotë se djemtë e kanë vrarë babanë e tyre.
Vëllai i tyre thotë se ata janë shumë agresivë. I kanë shtruar për disa kohë në spital, por i kanë nxjerrë përsëri. Ai kërkon ndihmë nga shteti që të mbyllen në çmendinë, sepse kjo është e vetmja zgjidhje.
Rasti njihet nga të gjithë në fshatin Frakull. Vetë kryetari i Komunës Frakull, Viktor Çervanaku, ndërhyn shpesh për të zgjidhur situatat që krijohen prej çmendurisë së dy djemve. Në fshat thonë se ai është i vetmi që arrin t‘i qetësojë vëllezërit Zoji. "Vetëm unë mund të futem te këta. Nuk ka njeri që t‘i mbajë. Kanë terrorizuar gjithë fshatin", thotë kryekomunari trupmadh, të cilit duket se dy vëllezërit i tremben.
Por kryetari i komunës nuk mund të jetë gjithë kohën në rolin e policit dhe fqinjët e familjes ndihen gjithnjë të rrezikuar. Një grua që banon pranë shtëpisë së familjes Zoji tregon se dy vëllezërit e kanë qëlluar me gur në kokë. Kur ka shkuar për të bërë denoncim, i kanë thënë që të njoftojë në momentet e sulmit që policia të ndërhyjë.
Gazetarët e "Fiks Fare" biseduan në telefon me drejtoreshën e spitalit psikiatrik të Vlorës për këtë rast, por ajo thotë se nuk ka dijeni për raste dhune nga këta pacientë. "Policia nuk na ka njoftuar për raste dhune, por ne do ta verifikojmë situatën", thotë drejtoresha.
Dy vëllezërit që për shkak të sëmundjes së tyre janë bërë rrezik për familjen dhe fqinjët, vazhdojnë të enden të lirë në fshatin Frakull. Për sa kohë autoritetet nuk bëjnë asgjë, nuk do të jetë çudi që ndonjë ditë t‘i shohim edhe ata të lidhur me zinxhirë.