Kapet mashtruesi që "blinte" dhen pa para
Kishte vjedhur rreth 30 milionë lekë, arrestohet në Gjirokastër një mashtrues nga Dibra. Burime nga drejtoria e policisë së qarkut bëjnë të ditur se është prangosur Destan Dema, 58 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi për këtë shtetas nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datën 26 tetor të këtij viti, është caktuar masa e sigurisë "arrest në burg" për veprën penale të "vjedhjes me anë të mashtrimit". Në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim, gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti, në disa fshatra të Rrethit Gjirokastër ka vjedhur me anë të mashtrimit disa banorë, duke u blerë bagëtitë pa u dhënë lekët.
En.Se.
En.Se.