Sarandë, hajdutët ushtrojnë "kontroll" në një tjetër banesë
Sërish grabitje banese në qytetin e Sarandës. Mesnatën e së hënës, pre e hajdutëve ka rënë një banesë në Lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës, me pronar Spiro Gaçon. Në errësirën e natës grabitësit kanë marrë nga sirtarët e komosë të gjitha bizhuteritë e shtrenjta të familjes, si dhe 2,5 milionë lekë që kanë mundur të gjejnë. Mësohet se në realizimin e vjedhjes ata kanë përmbysur të gjitha orenditë shtëpiake, disa prej të cilave janë thyer. Mësohet se banesat e emigrantëve kohët e fundit janë bërë më "të preferuarat" e hajdutëve, të cilët me sa duket kanë në dispozicion të veprimtarisë së tyre kriminale "hartën" e vendndodhjes së tyre, sipas lagjeve. Vjedhja e apartamentit të Spiro Gaços në Sarandë është pikasur nga fqinjët mëngjesin e djeshëm, kur edhe është bërë prej tyre denoncimi në polici.
Me të marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë. Megjithëkëtë, nga burimet policore nuk konfirmohet në se është shoqëruar apo ndaluar ndonjë i dyshuar si autor i vjedhjes më të fundit, që i është shtuar serisë së vjedhjeve në Sarandë. Një gjë është e dallueshme: që grupi i vjedhësve ende nuk e ndjen goditjen e ligjit. Ditë më parë, më 27 tetor, inspektori i rendit, Roland Merko, që provoi të përballej me një grup të rinjsh të dyshuar si të përfshirë në rrjetin e vjedhjeve, u godit prej tyre dhe vetëm një nga katër të dyshuarit u prangos nga policia.
Tho.Ni.