E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora nxjerr njerezit nga shtepite

Tiranë Reshjet

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti nuk e kanë penguar aspak kërshërinë e kryeqytetasve për të dalë e për të prekur nga afër flokët e dëborës. Pavarësisht moshës apo punëve, rrugët e kryeqytetit dje janë mbushur me qytetarë që bënin foto, fëmijë që përpiqeshin të sajonin topa dëbore me atë sasi që kishte ngjitur në tokë. Ndërkohë që “forcat e natyrës” kanë tërhequr vëmendjen e të rinjve, prindërve të rinj për të bërë foto, video e madje për të qëndruar në çdo lokal e bar me xham, për të vëzhguar rënien e flokëve të borës. Qytetarë të tjerë, më të ngeshëm me kohën, kanë preferuar të ngjiten në malin e Dajtit për më shumë sasi bore e temperatura edhe më të ulëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›