E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet edhe dy muaj ekstradimi i ish-shikasit Ilir Kumbaro

Vendimi Përballja me drejtësinë britanike në fillim të vitit të ardhshëm

Ilir Kumbaro do t’i kalojë festat e fundvitit i lirë me kusht për t’u përballur përsëri me drejtësinë britanike fillimvitin e ardhshëm kur do të shqyrtohet kërkesa e drejtësisë shqiptare që kërkon ekstradimin. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore përfaqësuesja e shtetit shqiptar, Rachel Scoot dhe John Jones, avokati Kumbaros i kanë kërkuar bashkërisht, gjykatësit Haward Riddle shtyrjen e seancës ku palët do të paraqesin argumentet dhe kundërargumentet.

“Jemi në pritjeve të zhvillimit të një seance në kolegjet e bashkuara pranë Gjykatës së Lartë në Tiranë për të cilën na është thënë se do të zhvillohet gjatë muajit shkurt”, ka thënë prokurorja Rachel Scoot. Ndërsa avokati John Jons krahas mbështetjes së kësaj kërkese i kërkoi gjykatësit Riddle lehtësimin e kushteve të lirisë me kusht për ish-drejtorin e drejtorisë së parë të SHIK-ut për Tiranën. Sipas avokatit Johns është e tepër paraqitja Ilir Kumbaros tri herë në javë në një stacion policie, ndërkohë që ai monitorohet çdo ditë nga një çip elektronik. Krahas pranimit të kësaj kërkese që Kumbaro të paraqitet vetëm një herë në javë në stacionin e policisë gjykatësi Haward Riddle paralajmëroi palët se pavarësisht zhvillimeve në Tiranë ai është i prirur të shqyrtojë këtë çështje sipas ligjit britanik të ekstradimeve.

Ilir Kumbaro do të paraqitet përsëri përpara kësaj gjykate me 11 Shkurt 2011 ku do të vendoset, data finale e zhvillimit të seancës së ekstradimit.

Ish-drejtori i SHIK-ut në Drejtorisë e Parë për Tiranën, Ilir Nazmi Kumbaro, i arrestuar përsëri disa muaj më parë në bazë të një fletë-arresti të ri ndërkombëtar, kërkohet të ekstradohet nga Anglia. Mbi të rëndojnë akuzat e rrëmbimit, torturimit të Zizo Kristopulit së bashku me Avdyl Loshajn dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës. Zoti Kumbaro vazhdon të jetë i lirë me kusht, duke u paraqitur tri herë në javë në stacionin e policisë në Fulham dhe mbajtjen në këmbë të një çipi elektronik monitorimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›