E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia mungon 11 ore ne dite

Fier

Prej dy ditësh qytetarët e Fierit po përballen jo vetëm me temperaturat e ulëta nën zero, por dhe me mungesën e theksuar të energjisë elektrike. Çdo ditë qytetarët vuajnë mungesën e energjisë mesatarisht 11 orë në ditë, duke kthyer ethet e krizës edhe tani, kur prodhimi i energjisë deklarohet se është në nivele maksimale. Dje ka qenë e pamundur të kontaktohej me përfaqësuesit e “CEZ Shpërndarja” në Fier, ndërkohë që ish punonjës të kësaj kompanie aludojnë se nuk bëhet fjalë për defekte, por për kufizime që synojnë të ulin humbjet në rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›