E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Shqiperia

Durrës, bora rikthehet pas 25 vjetësh

Qyteti i Durrësit dhe të gjitha rrethinat e tij janë zbardhur nga flokët e dëborës që ka mbuluar gjithçka, duke shpërndarë habi dhe gëzim, po nuk kanë munguar problemet. Mëngjesi i djeshëm e gjeti qytetin bregdetar të mbushur me borën që mungonte prej 25 vjetësh. Përveç kënaqësive dhe frymëzimit artistik, bora ka shkaktuar mjaft probleme në qarkullimin e automjeteve.

Sarandë, gjysmë ore bardhësi për bregdetasit

Mëngjesi i 17 dhjetorit e ka zhvendosur dëborën nga rrethinat e Sarandës, nga Qafa e Muzinës e nga zona mbi Delvinë, brenda në qytetin bregdetar. Për disa minuta dëbora ka zbardhur çatitë e ndërtesave dhe soletat, por një tis bardhësie ka marrë i tërë peizazhi, çka është marrë si parathënie e mbarësisë së dëshiruar në vitin e ri që presim. Bora e fundit në Sarandë ra në vitin 2005.

Myzeqe, reshje dëbore, edhe në Lushnjë

Dëbora si rrallëherë ka zbardhur edhe Myzeqenë. Natën e së enjtes bora ka mbuluar rrethinat e Fierit dhe kodrat e Mallakastrës, ndërkohë që mëngjesin e së premtes flokët e dëborës kanë zbritur deri në qendrat e qyteteve Lushnjë dhe Fier. Rreth orës 10.00 bora ka arritur të krijojë një qilim të hollë edhe në Myzeqe, por pas 30 minutash ajo ka shkrirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›