Kapet i denuari 12 vjet per rrembim personi
Kukës
Operacioni
Gjatë një operacioni të përgatitur dje në mesditë Policia e Kukësit ka vënë në pranga një të dënuar për rrëmbim personi. I arrestuari quhet Adnan Kurpali nga fshati Letaj i Hasit, por që banonte prej disa kohësh në Tiranë. Kurpali ishte dënuar me 12 vite burg në mungesë. Mbi bazën e disa informacioneve të siguruara në rrugë operativë për vendndodhjen e të kërkuarit policia e Hasit dhe Kukësit organizuan operacionin për kapjen e tij. Arrestimi i Kurpalit u bë aty rreth orës 14:00 në një nga rrugët e qytetit sapo ai ka dalë nga një bar-kafe. Kapja e tij është bërë pa ndonjë rezistencë ndërsa shumë shpejt Komisariati i rrethit të Kukësit ka marrë masa për ta dërguar në vendin e vuajtjes së dënimit.