E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthejne vjedhjet rishfaqet Saleo Stojani

Korçë I tmerrshmi

Gjatë 24 orëve të fundit janë vjedhur katër makina, ndërsa  në Komisariatin e Korçës ka përfunduar “banori” i përhershëm i dhomave të paraburgimit, Saleo Stojani. Minoreni, tashmë 17 vjeç, numëron qindra raste të vjedhjeve jo vetëm në qytetin e Korçës por edhe në qytete të tjera është kapur në flagrancë ndërsa flinte në vendin ku kreu vjedhjen e radhës. Policia tha se ka arrestuar në flagrancë Saleon së bashku me një 15-vjeçar me inicialet A.T. Policia ka shkuar një ditë pas vjedhjes së një magazine për të kryer këqyrjen e vendit, dhe aty janë kapur duke fjetur Stojani dhe A.T. Të paktën katër vjedhje sipas policisë mbajnë autorësinë Saleos në dyqane të ndryshme ku ka përvetësuar lekë, kamera për kompjuterë farmaci, si dhe banesa private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›