E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora, qarkullim i vështirë në disa akse, bllokohen komunat malore

TIRANE-Reshjet e dëbores që rinisën gjatë natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. TvNews24 mëson se në qarkun e Dibrës ka probleme për qarkullimin në akset Peshkopi-Qafe Buall dhe Kukës-Peshkopi, ku kalohet me vështiresi edhe me zinxhirë, ndërsa aksi Peshkopi-Librazhd vijon të jetë e bllokuar.

Të izoluara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Trebisht, Ostren, ku në këtë të fundit mungon edhe energjia elektrike si pasojë e defekteve në rrjet.
Ndërkaq, në Kukës janë bllokuar nga dëbora akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë dhe Kukës-Peshkopi, si dhe ka probleme në aksin Kukës-Krumë kalohet me vështirësi edhe me zinxhirë.
Gjithashtu moti i keq ka sjellë ndërprerje dhe të energjisë elektrike. Energjia elektrike mungon në disa fshatra dhe në disa lagje të qytetit të Kukësit si pasojë e avarive.
Të bllokuara janë komunat Zapod, Topojan, Grykë-Cajë, Arren, Bushtricë në Kukës, si dhe Margegaj dhe Lekbibaj në Tropojë.

Raportohet gjithashtu se që prej orëve të para atë mëngjesit edhe Qafa e Llogarasë mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

E bllokuar nga bora aksi
Peshkopi-Librazhd

Të kalueshme me zinxhirë
Peshkopi-Qafë Buall
Kukës-Peshkopi
Kukës-Shishtavec
Kukës-Bushtricë
Qafa e Llogorasë

Komunat e bllokuara
Zapodi
Topojani
Grykçaj
Arren
Bushtricë
Margegaj
Kalaja e Dodës
Trebisht

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›