E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, militantët komunistë uzurpojnë një televizion lokal

ATHINë- Mediat greke njoftojnë se një televizion lokal, në Selanik është uzurpuar sot nga disa militantë komunistë. Militantët e sindikatës komuniste "Pame", uzurpuan ambientet e televizionit lokal "ET3" në Selanik, për të lexuar një komunikatë për shtyp me rastin e grevës kundër politikës së Giorgio Papandreut, njoftuan mediat vendase duke theksuar se militantët larguan dy spikerët e lajmeve dhe një grua nisi të lexojë komunikatën për protestën e ditës.Gazetarët e mediave kombëtare e mbështetën grevën duke shkaktuar edhe ndërprerjen e plotë të transmetimeve informative, por në protestë nuk përfshihet media lokale. Në grevë u bashkuan edhe mjekët dhe mekanikët e portit të Pireut.Sindikatat në Greqi zhvillojnë demonstrata në mbarë Greqinë në shenjë proteste për uljen e shpenzimeve që kanë si qëllim të rivendosin besimin ndërkombëtar tek ekonomia e vendit.BBC shkruan se teksa punëtorët mund të jenë të zemëruar për masat e propozuara në fillim të javës nga kryeministri, Jorgo Papandreu, analistët financiarë besojnë se ai nuk ka bërë maksimun, duke dëmtuar kredibilitetin financiar të Greqisë.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›