E Diel, 1 Nëntor 2026

Izolimi i parë pas 20 vjetësh

29/01/2005  

ELBASAN/ Dëbora 40 cm

ELBASAN - Si rezultat i reshjeve të dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit, disa nga zonat e Qarkut të Elbasanit janë përcaktuar si më problematike aq sa disa rrugë të zonave rurale janë ende të bllokuara nga dëbora.

Në bazë të informacioneve nga këshilli i Qarkut të Elbasanit, disa segmente dytësore konsiderohen ende të pakalueshme dhe nuk ka mjete për zhbllokimin e tyre. Po kështu rrugët rurale janë tërësisht të pakalueshme. Për të gjitha segmentet rrugore rurale nuk ka mjete për të larguar dëborën dhe për të krijuar mundësi për lëvizjen e banorëve të këtyre zonave, të cilat izolohen për herë të parë pas 20 vjetësh. Ndërkohë disa zona të thella si Gjinari, Zavalina dhe Qarreti janë të izoluara prej katër ditësh dhe është i pamundur zhbllokimi nga dëbora i rrugëve pa mjetet e nevojshme.

Po kështu edhe në Gramsh, zonat rurale kanë qëndruar të bllokurara që nga fillimi i reshjeve të dëborës aty. Në mungesë të mjeteve të specializuara për pastrimin e borës fadromat me zinxhirë dhe të gjitha automjetet e tjera janë përdorur për pastrimin e borës, e cila vazhdon të bjerë, duke arritur në një trashësi mbi 40 cm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›