"Ja si përballojmë Llogaranë“
29/01/2005
INTERVISTE/ Flet drejtori i Rruga-Ura Ibrahim Porozi
VLORË - Gjendja në segmentin e rrugës së Llogarasë vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha të policisë së qarkullimit Vlorë si dhe të prefekturës. Në një situatë të tillë asgjë nuk është më shumë e rëndësishme për shefin e komisariatit të Vlorës, Haki Hasanbelliu, sesa të ketë rend në pikën e vetme të bllokuar në Vlorë për shkak të dëborës. Sipas kreut të komisariatit të qytetit bregdetar, deri më tani nuk ka patur asnjë problem serioz dhe duket se situata po përballohet më së miri. Ndërsa drejtori i Ndërmarrjes Rruga-Ura, Ibrahim Porozi, në një intervistë të dhënë për gazetën "Metropol" ka sqaruar më shumë rreth situatës në qytetin e Vlorës dhe masave të marra nga ana e strukturave të ndryshme shtetërore.
Zoti Porozi si është situata e rrugës në këtë segment?
Prej disa ditësh tashmë situata është vështirësuar nga ngricat e dëbora e madhe, ku qarkullimi i makinave është ndërprerë për shumë orë.
Çfarë masash ka marrë Ndërmarrja e Rruga-Urës në këtë situatë dëbore?
Kemi nxjerrë në këtë segment pothuajse të gjithë makinat e fadromat tona në ndihmën e mjeteve e banorëve të zonës në fjalë, ku mjaft qytetarë kanë qenë të detyruar të qëndrojnë anash rrugëve, deri në zhbllokimin e rrugës. Situata vështirësohet gjatë natës, kur dëbora fillon të bjerë më intensitet të madh.
Keni organizuar shërbim 24 orësh në këtë segment?
Është e vërtetë, pasi ky segment nuk mund të mos mbulohet me mjete e njerëz në 24 orë kur jeta e njerëzve që lëvizin me makina është në rrezik, nisur edhe nga vitet e kaluara kur aksidentet aty ishin pothuajse të përditshme. Kemi instaluar dy fadroma edhe gjatë natës si dhe një personel prej 8 vetësh me gjithë mjetet që nevojiten.
A ka mjete borëpastruese ndërmarrja juaj?
Fatkeqësisht, ne nuk disponojmë mjete të tilla dhe pastrimi i dëborës aty bëhet me fadroma e lopata, duke hedhur solar e kripë në rrugë, e cila shkrin edhe dëborën. Edhe me këto mjete kemi munduar të jemi efiçent në rrugë, duke mos bllokuar rrugën e qarkullimin e makinave.