Dëbora rrëzon 4 shtëpi dhe izolon 86 fshatra
29/01/2005
Kalonin nga Mali i Zi
Pranga
trafikantit
të klandestinëve
SHKODËR – Pranga të dyshuarit si anëtar të një grupi të trafikut të qenieve njerëzore. Gëzim Pëllumbi është arrestuar nga forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës, pasi për të mendohet se ka tashmë prova mëse të mjaftueshme për të provuar se trafikonte shtetas drejt Italisë. Arrestimi i 26-vjeçarit Pëllumbi, nga fshati Hot, i Malësisë së Madhe, u bë i mundur dy ditë më parë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Shkodrës mësohet se prangosja e Pëllumbit u bë pas arrestimit të një dite më parë të anëtarit tjetër të grupit. Këta dy shtetas akuzohen se kanë kryer në bashkëpunim veprën penale “Të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm, për qëllim përfitimi”. Hetimet e kryera nga Sektori i Luftës kundër Krimit të Organizuar nxorën si rezultat se këto dy shtetas me datë 24.01.2005, rreth orës 20.00, duke bashkëpunuar edhe me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, kanë favorizuar kalimin e paligjshëm të kufirit të tre shtetasve nga Mali i Zi për në Itali, duke iu marrë atyre shumën prej 2500 eurosh secilit. Prokuroria e rrethit Shkodër ka filluar hetimet dhe ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj shtetasit Gëzim Pëllumbi.
INTRVISTE/ Flet prefekti i Skraparit: Kemi marrë masat e duhura
SKRAPAR – Koha e cila ende vazhdon të përkeqësohet, dhe bora që vazhdon të bjerë, ka izoluar 86 fshatra të 7 komunave, në rrethin e Skraparit, ndërsa janë shembur 4 shtëpi banimi, një gabinë dhe 33 shtylla elektrike nga 4 orteqet që kanë rënë. Preh e orteqeve kanë rënë edhe stallat e bagëtive të tre fshatrave të komunës Veleshnje, ndërsa trashësia e borës në disa komuna arrin deri në 1.7 m trashësi.
Sipas burimeve zyrtare nga grupi i emergjencës, mësohet se si pasojë e peshës së madhe të borës në komunën e Potomit është shëmbur një shtëpi banimi, ndërsa në dy fshatrat e komunës të Veleshnjes në Zaloshnje dhe Pojç, dje kanë rënë tre orteqe, të cilët kanë shembur stallat e bagëtive të këtyre fshatrave. Po sipas të njëjtit burim edhe në fshatin Bargullas, të komunës së Bogovës, deri dje në mesditë ishin shëmbur dy shtëpi banimi, shtëpia e Tofik Gorezit dhe Rramis Gorezit, me 7 e 5 anëtarë përkatësisht, ndërsa rrezikohen edhe 8 shtëpi të tjera.
Nënkryetari i komunës të Bogovës, Jonuz Gorezi, tha për gazetën se situata e krijuar ka bërë që prej 5 ditësh fshatrat e Bogovës të mbeten pa energji elektrike dhe për pasojë fshatarët e kësaj zone rrezikojnë të mbeten edhe pa bukë, sepse nuk punojnë makinat e blojes të drithrave.
“Megjithë situatën e krijuar, si komunë po mundohemi të përballojmë vështirësit me mundësitë që kemi, pasi na mungojnë fondet e emergjencës“, shprehet Gorezi.
Situatën e konsideron si alarmante edhe prefekti i Beratit, Thanas Broka, i cili, në një intervistë për gazetën “Metropol“, bënë të ditur alarmin që ai ka përcjellë deri në qeveri, për shkak të rrezikut të përfundimit të rezervave ushqimore, për banorët e zonave të izoluara.
Si paraqitet situata në zonat e izoluara?
Situata e krijuar nga reshjet dhe nga rënia e borës ka krijuar një situatë kaotike të rëndë dhe kryesisht për zonën më malore të rrethit të Skraparit dhe të Beratit. Deri tani si qark janë izoluar nga bora 106 fshatra, nga të cilët 26 në rrethin e Beratit dhe kryesisht fshatrat e komunës të Vërtopit, që shtrihen rrëzë malit të Tomorit dhe të komunës të Terpanit dhe Sinjës, ku trashësia e borës arrin në 1.7 m.
Çfarë dëmesh janë krijuar nga bora e rënë?
Deri tani nuk jemi marrë me verifikimin e dëmeve, por me kalimin e vështirësive. E rëndësishme është që nuk kemi dëme në njerëz. Megjithatë, sipas iformacioneve që kemi, dëme vërehen në disa shtëpi si dhe në ngordhjen e bagëtive të imëta.
Çfarë masash keni marrë për kalimin e emergjencës?
Kemi ngritur grupin e emergjencës, kemi kërkuar ndihmë nga pushteti qendror, nga Ministria e Transportit për të na ndihmuar me mjete me zinxhir, pasi fadromat me goma nuk kryejnë asnjë punë në zonat e izoluara. Këto ndihma i kemi kërkuar sepse moti vazhdon të përkeqësohet. Gjendja do të rëndohet edhe më keq dhe rrezikohet të vihet në diskutim furnizimi me ushqime, sepse vetë banorët e katyre zonave nuk kanë rezerva të mjaftueshme për të përballuar motin e keq për një kohë të gjatë. Gjithsesi, grupi i emergjencës i krijuar enkas, do të vazhdojë të ketë nën kontroll situatën dhe, nëse do të përkeqësohet, do kërkojmë edhe ndihmën e qeverisë për furnizimin e banorëve të këtyre zonave qoftë edhe nga ajri me helikopter.