Borchard: Zgjidhni krizen, rrezikohet integrimi ne BE Ornela Hila
Ambasadori gjerman ne Shqiperi i ka bere thirrje serish politikes shqiptare qe te gjeje gjuhen e dialogut per te tejkaluar krizen, ne menyre qe te mos vihet ne rrezik procesi i integrimit ne Bashkimin Evropian dhe liberalizimi i vizave. "Nese nuk zgjidhet kriza rrezikohet integrimi i vendit", ka qene mesazhi i ambasadorit gjerman Borchard gjate nje forumi per dialog nderkombetar ne Universitetin e Vlores, Ismail Qemali. "Nuk jemi te kenaqur me ecurine e deritanishme te Parlamentit shqiptar", tha Ambasadori gjerman ne lidhje me bojkotin e opozites. I pyetur per situaten politike ne vend diplomati gjerman nuk nguroi te shprehte mbeshtetje per zgjidhjen. "Ne inkurajojme me ndihmen tone zgjidhje te situates, gjithcka tjeter qe ndikon ne ngadalesimin e procesit si te integrimit te Shqiperise drejt Evropes ashtu dhe ne liberalizimin e vizave me vendet e bllokut", u shpreh Borchardt. Kjo gje, tha ai, ndikon ne vendimmarrjen e Evropes kundrejt futjes se Shqiperise ne familjen e madhe dhe sistemin e Shengen. Poer serish ai ka kembengulur per tejkalimin e krizes, si nje nga kushtet per liberalizimin e vizave dhe integrimin ne BE. "Nuk jemi te kenaqur me ecurine e deritanishme te Parlamentit shqiptar. Kjo gje ndikon ne vendimmarrjen e Evropes kundrejt futjes se Shqiperise ne familjen e madhe dhe sistemin e shenjen", tha Borshard. "Pyetesori me 2400 pyetje duhet te perfundoje e me pas Evropa duhet te shohe nese ka progres te dukshem ne vend apo jo. Mali i Zi keto dite edhe pse hyri ne shengen mori serish 700 pyetje te tjera nga Bashkimi Evropian, deri ne finalizimin e plotesimit te kushteve te vena nga BE-ja", tha Borshard. Sipas tij liberalizimi i vizave do te ndodhe shume shpejt por nuk ka ende nje date sepse organizma te tjere vendosin pasi te analizojne situaten ne vend, si menxhimin e kufijve, kurben e shtetit shqiptar ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar e te tjere. Me tej Borchard u shpreh i sigurte se e ardhmja e Shqiperise eshte ne familjen Europiane dhe se Gjermania mbeshtet zgjerimin e bllokut. Por sipas diplomatit gjerman eshte e rendesishme te perfundoje pyetesori me 2400 pyetjet dhe me pas Evropa vlereson shkallen e progresit. Per te, Gjermania eshte e vendosur qe sipas traktatit te Lisbones te ndihmoje ne zgjerimin e bllokut me anetare te rinj dhe t'i jape ndihmese ne siguri, ekonomi, politike, biznes, universitete dhe infrastrukture tek keto vende.