Bordi Monitorimit kërkon gjobitjen e TVSH-së
10/06/2005 Bordi i Monitorimit të mediave i ka kërkuar dje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të gjobisë Televizionin Publik Shqiptar. Shkak është bërë fakti se TVSH i ka dhënë më shumë kohë Partisë Socialiste sesa partive të tjera në spotet e fushatës elektorale. Por, kërkesa nuk është pranuar nga KQZ, që është mjaftuar me një tërheqje të vëmendjes, dhe pse Bordi ka kërkuar që koha të rikuperohet. KQZ ka refuzuar kërkesën me argumentin se jemi vetëm në javën e parë të fushatës, ndaj dhe nuk mund të ketë penalitete. Kjo dhe për vetë faktin se deri në përfundim të fushatës ka kohë për të rikuperuar gjithçka. Megjithatë duket se do të jenë raportet e mëvonshme të Bordit të monitorimit që do të vendosin nëse do të ketë gjobitje për televizionet kombëtare gjatë fushatës elektorale apo jo.