E Hënë, 2 Nëntor 2026

Topi: LSI dhe LZHK nuk jane pozicionuar

10/06/2005  Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, e ka cilësuar si një qëndrim të pavendosur pozicionin e LZHK-së dhe LSI-së në kahet e politikës shqiptare. Gjatë një interviste për Njuz 24, Bamir Topi i ka komentuar zërat në politikën shqiptare se Partia Socialiste do të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë ndjesia e socialistëve që po humbin zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërsa të ashtuquajturin fenomen “Dushk”, Topi e ka cilësuar si një veprim politik, që po karakterizon PS-së, pasi forca që ai përfaqëson para disa javësh ka sjellë në Kuvend një amendament antidushk, i cili u hodh poshtë nga deputetët e PS-së. Ndërkohë që dhe në ditët e sotme PD-ja ka vullnetin për të sjellë në Kuvend të njëjtin amendament, duke i kërkuar vullnet dhe mazhorancës për ta mirtuar. Në cilësinë dhe të kandidatit për deputet, Topi është shprehur se nëpër debatet politike, që po zhvillohen nëpër televizione të ndyrshme, nuk po respektohet etika qytetare dhe se kandidatëve të PD-së nuk po i lihet hapësira e duhur për të shprehur alternativën e djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›