E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dënohet 17 vjet, paralizoi kunatin me 14 plumba

10/06/2005  TIRANË – Gjykata e Krimeve të Rënda deklaroi fajtor të pandeurin Kreshnik Dauti për veprën penale të vrasjes me paramendim duke e dënuar me 17 vite heqje lirie. Ndërkohë që kërkesa e prokurorit PërparimKulluri për dënimin e të pandehurit ishte 18 vite burg. Akuza me të cilën u deklarua fajtor i pandehuri është ajo e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativ. Dauti nuk arriti të eleminonte kunatin e tij Aurel Buzi që sipas vendimit të gjykaës i kishte lënë të motrën. Por ai bëri që Buzi të merrte në trup 14 plumba duke mbijetur, por në karrige invalidësh. Tre vjet më parë kur i tha të fejuarës se nuk e donte më pasi ishte lidhur me një vajzë tjetër, nuk e mendoi gjatë. Nderi i motrës, bëri që vëllai të merrte hakë. Aurel Buzi, që nga data 13 gusht 2003, nuk është më në gjendje të ec vetë, apo të ketë lidhje me ndonjë vajzë. Madje edhe e dashura për të cilën la të fejuarën dhe mori nga mesi e poshtë 14 plumba, nuk e takon më. Në seancën e datës 12 tetor 2004 Aurel Buzi u paraqit në gjykatën e krimeve të rënda i shoqëruar nga një i afërm. Gjatë gjithë kohës ishte nervoz, madje këto shenja i demostroi shumë qartë. Kreshnik Dauti gjykohet në munges.

Ngjarja

Në vendimin e djeshëm gjykata lexoi disa pesë nga dëshmia e dhënë prej të dëmtuarit Buzi në seanc gjyqësore. Kjo është edhe prova kryesore kundër të pandehurit Dauti. I dëmtuari e ka njohur ish- kunatin e tij. "Ditën kur u qëllova në datë 13 gusht 2003 po kthehesha nga spitali i Fierit. Në makinën e të dashurës sime, Elona Tabaku, ishte edhe kunati im, Spartak Sulejmani. Ora ishte 19.00 ose 19.30 minuta. Ndalova makinën, dhe sapo bëra të zbrisja, pashë në anën tjetër të rrugës në një makinë me targa të Durrësit, Kreshnik Dautin që mbante një armë automatike në dorë. Në moment i thashë "mos më qëllo o Kreshnik". Kaq munda të flisja. Breshëria e plumbave më rrëzoi në tokë". Megjithse ka marr 14 plagë nga ish- kunati ai pretendoi ta mbronte duke mos dashur ta atakojë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Në vitin 1997 ishte fejuar me motrën e Kreshnik Dautit nga fshati Çekrez i Fierit. Por tre vjet më vonë, pra në vitin 2000, ai ndahet me të fejuarën pasi ishte lidhur me Elona Tabakun. I dëmtuari është shprehur se është ndarë me motrën e të pandehurit pasi u qëllua prej tij. "Unë Albana Dautin e lashë për probleme familjare. Pasi u qëllova nga vëllai i saj, më kujtohet se në spital kam thënë, disa herë "më qëlloi Kreshniku". Tani Aurel Buzi ka humbur gjithçka.

Alma Çuka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›