Dy laçianët u lajmëruan për operacionin në Itali

10/06/2005 Nga përgjimet rezulton se persona të paidentifikuar i kanë sinjalizuar për kapjen e bashkëpunëtorëve
Dy të rinjtë nga Mamurrasi, Artur Ceka dhe Emiliano Reçi, janë tradhtuar nga bisedat telefonike të kryera, që janë përgjuar nga drejtësitë e të dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Katër ditët e fundit, telefonat e tyre janë përgjuar përgjatë 24 orëve, nga ku është regjistruar në cilësinë e provës materiale çdo bisedë që kanë kryer me njëri-tjetrin dhe anëtarë të tjerë të bandës në Itali. Madje, nga përgjimet është konkluduar se dy të arrestuarit e djeshëm janë lajmëruar për rrezikun që i priste nga bashkëpunëtorët e tyre që ndodheshin në Itali. Policia italiane e filloi operacionin ndaj anëtarëve të tjerë të bandës paraditen e së martës në Milano e Torino, ndërsa policia shqiptare mesnatën e po kësaj dite. Kjo vonesë, me qëllim që të siguroheshin biseda telefonike mes bashkëpunëtorëve përtej Adriatikut dhe dy të rinjve nga Mamurrasi. Dyshohet se banda ka në përbërje të saj edhe të tjerë anëtarë, të cilët kanë kontaktuar në telefon me Cekën dhe Reçin, pas operacionit të zhvilluar në Itali.
Përgjimi
Artur Ceka dhe Emiliano Reçi, dy të akuzuarit si pjesëtarë të një bande të strkturuar të trafikimit të lëndëve narkotike, vjedhjes së vilave luksoze me armë dhe falsifikimit të kartave të kreditit, janë përgjuar nga drejtësia shqiptare për katër ditë me radhë. Telefonat e tyre kanë qenë në përgjim on-line përgjatë 24 orëve dhe është regjistruar çdo bisedë që kanë kryer me personat e akuzuar si pjesëtarët e tjerë të bandës. Nga këto përgjime janë siguruar prova materiale për akuzat e ngritura ndaj tyre si dhe është provuar në mënyrë të pakontestueshme pjesëmarrja në bandën e goditur në Itali. Madje, nga përgjimet janë hedhur dyshimet se në këtë bandë mund të ketë edhe pjesëtarë të tjerë, të cilëve nuk u janë identifikuar gjeneralitetet. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se dy të arrestuarit, mëngjesin e së mërkurës, janë vënë në dijeni për aksionin e policisë së Milanos dhe të Torinos. Pikërisht këta persona që kanë lajmëruar, dyshohet të jenë pjesëtarë të kësaj bande dhe po punohet për identifikimin e tyre, pohojnë burimet.
Hetimi
Hetimi ndaj grupit të trafikimit ndërkombëtar të drogës, mësohet të ketë filluar disa muaj më parë nga policia italiane. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat sqaruan se kjo bandë e ushtronte aktivitetin e saj kriminal në qytetet e Milanos dhe të Torinos. Ndaj Artur Cekës dhe Emiliano Reçit, policia italiane kishte filluar hetimin që në janar, kur këta i kishin shpëtuar prangosjes në Breshia, pas grabitjes me pasojë plagosjen e dy italianëve, babë e bir. Ndërkaq, autoritetet e drejtësisë italiane i kishin përcjellë informacion Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pesë muaj më parë. Që prej asaj kohe, dy të arrestuarit e djeshëm kanë qenë nën survejim. Ndërkaq, katër ditët e fundit, ata janë vënë nën përgjim intensiv, ku është regjistruar çdo bisedë telefonike që kanë kryer. Nga hetimet ka rezultuar se veç trafikut të kokainës nga Holanda në Itali, anëtarët e kësaj bande kryenin edhe vjedhje vilash të personaliteteve dhe grabitje me armë. Burimet pohojnë se ata në bashkëpunim edhe me shtetas italianë, bënin falsifikime kartash krediti. Ndërkaq, dyshohet që aktiviteti i tyre kriminal të jetë shtrirë në disa vende të Evropës, si Itali, Holandë, Francë e Spanjë.
Për Cekën dhe Reçin, masa e arrestit në Itali
TIRANË – Vënia në pranga e një numri të madh të pandehurish në Itali ka lokalizuar edhe emrat e Artur Cekës dhe Emiliano Reçit. Pasi është bërë gati dosja, janë zbardhur përgjimet telefonike dhe pyetur shumë dëshmitarë, drejtësia italiane ka caktuar edhe masat e arrestit për secilin nga të dyshuarit. Masa e arrestit në Itali është dhënë edhe për Cekën e Reçin. Pas dhënies së kësaj mase, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të gjitha akuzat t'ia komunikojë të pandehurve para gjykatës. Ndërsa hetimet janë mbyllur, Mark Pëllumbi është avokati që do të mbrojë interesat e dy të arrestuarve, Artur Ceka dhe Emiliano Reçi, të dyshuar për disa vepra peale të kryera në Itali. Dosja me emrat e të pandehurve ka ardhur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për caktimin e masës së arrestit, ndërsa dy të pandehurit pritet të zbresin sot në orën 11.00 në sallën e gjyqit. Sipas avokatit mbrojtës, dosja, e cila pretendohet se ka të gjitha provat kundër të pandehurve, nuk ka ardhur ende nga Italia. Ndërkohë që, Prokuroria e Krimeve të Rënda për të bërë arrestimin e tyre ka patur në dorë një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga prokuroria italiane. Në prokurori ka mbërritur edhe kërkesa e autoriteteve italiane për fillimin e gjykimit të të pandehurve nga drejtësia shqiptare. Prokurorët janë shprehur se nuk mund të hetojnë për të pandehurit, pasi krimet për të cilat ata akuzohen janë kryer në vendin fqinj. Po kështu, edhe dëshmitarët që mund të pyeten janë në Itali. Me dy klientët, avokati tha, se nuk ka bërë ende takim. Nga ana tjetër, prokurorët, akuzën Reçit dhe Cekës do ia komunikojnë në sallën e gjyqit para gjyqtarit Dritan Hallunaj.