Zjarret në Tiranë muajt e fundit
10/06/2005 Një zjarr i madh që ra rreth dy javë më parë tek ish-Poligrafiku. Zjarrfikësit kanë shkuar me vonesë në vendngjarje dhe mundën të shuajnë flakët, e rralluara disi nga punonjësit e kësaj ndërmarrjeje. Shkaku rezultoi një shkëndijë elektrike. Burimet nga zjarrfikëset, thanë se deri para mbërritjes së tyre ishte djegur një magazinë me sipërfaqe 20 metër katrorë, në të cilën ndodheshin dyer e dritare duralumini. Mësohet se nuk ka viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale. Magazina ishte e mbushur plot me dyer e dritare duralumini. Në orët e pasdites të një muaji më parë, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë magazinën e një shtetasi italian, i cili është pronar i disa kompanive të fuqishme të materialeve të ndërtimit në kryeqytet, në rrugën "5 Maji", në afërsi të fshatit Babrru të kryeqytetit, ku ishte sinjalizuar zjarri në firmën e shkumbës së detit, D§B. Për fat të mirë në magazinë nuk ndodhej njeri dhe nuk ka pasur viktima. Sipas specialistëve, dëmi i deritanishëm konsiderohet në rreth 30 milionë lekë të vjetra. Zjarre të fuqishme kanë përfshirë Tiranën këto muajt e fundit, ku mes të tjerave përmendet shkrumbimi i lokal "Vjosës", pranë shkollës “Teknologjike", dy muaj më parë djegia e katit të parë të një pallati në Laprakë, në të cilën ndodhej firma e sixhadeve "BIB TEX", me pronar një shtetas sirian, zjarri që përfshiu banesën e Riza Shehut një muaj më parë, ndërsa zjarrfikëset mësohet të kenë pasur vështirësi në shuarjen e tij për shkak të rrugicave tepër të ngushta mes bllokut të pallatave.