Bordi i Monitorimi, raporti me konsensus
Për herë të parë Bordi i Monitorimit ka paraqitur pranë KQZ-së një raport konsensual në lidhje me monitorimin e televizioneve për fushatën elektorale. Raporti i Bordit, që është edhe i fundit për këtë fushatë, ka marrë bekimin e të shtatë anëtarëve të PS-së dhe PD-së, duke kërkuar që të realizohej dhe kompensimi i kohës për disa televizione në favor të dy partive të mëdha politike. Ndërsa për herë të parë ka propozuar masën e gjobës për dy televizione lokale në masën e 1.5 milionë lekëve, për TV Rozafën dhe TV Beratin. Anëtarët e KQZ-së për masën administrative të propozuar e kanë cilësuar si jo të përshtatshme, duke vendosur me shtatë vota pro që kjo gjobë të hiqej nga këto dy televizione lokale.