“Moisiu,transparencë për raportin”
Deputeti i PDK Jak Ndokaj ka reaguar pas publikimit të Koalicionit për Parlament të Pastër, i cili e rendiste atë në listën e deputetëve të padenjë për të qenë në parlament. “Nuk dëshiroj të nis përgjigjen time kundrejt këtij raporti me përgënjështrimin bajat të radhës, por dëshiroj që këtij publikimi dhe amplifikimit mediatik që iu kushtua, t’i bëj një analizë të qetë dhe logjike. Eshtë e padiskutueshme dhe e domosdoshme që zotërinjtë që kanë shpallur raportin duhet të na ofrojnë edhe metodologjinë e vlerësimit, duhet të na tregojnë se cilët kanë qenë parametrat që disa deputetë si ne që u shpallëm në “listën e zezë” nuk i plotësonim dhe që deputetët e tjerë apo kandidatët e tjerë i plotësuan” - tha Ndokaj.