OSBE, Grossruck i OSBE troket në zyrën e Ristanit
Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga Wolfgang Grossruck, kanë zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së, Arben Ristani. Në zyrën e KQZ kanë hyrë grupi i misionit të vëzhguesve prej pesë personazh, për ty njohur më me hollësi për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve. Kjo vizitë zyrtare vjen një ditë pasi KQZ-ja regjistroi si vëzhgues të posaçëm grupin prej 39 vëzhguesish afatshkurtër të paraqitur nga ana e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ky mision erdhi në Shqipëri pas debateve të ndodhura mes qeverisë dhe ODIHR për kreun e misionit Audrey Glover. Qeveria e kontestonte për shkak të qëndrimeve të saj të mbajtura në zgjedhjet e 1996. Këto votime konsiderohen kaq shumë të rëndësishme, aq se edhe vetë ndërkombëtarët kanë dërguar një numër të konsiderueshëm vëzhguesish.