E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj, prezanton programin elektoral në Elbasan

Kandidatja për deputete i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Valentina Leskaj, është takuar me banorët e fshatit Paper, Qarku Elbasan, për të prezantuar pjesë të programit të ri qeverisës. Leskaj është ndalur te problemet e fermerëve, të cilët nuk kanë mundësi të shesin prodhimet e tyre, në mungesë të një tregu. Valentina Leskaj u ka premtuar banorëve të kësaj zone të harruar nga kjo qeveri në ikje, se pas 28 qershorit, do ti kushtohet një vëmendje më e madhe fshatit nga ana e shtetit. Një tjetër premtim, i cili është parashikuar në programin e ri të Partisë Socialiste, është edhe krijimi i kartës sociale. Kemi një program që fillon me kartën sociale që është një revolucion do të thosha, është një element shumë i rëndësishëm që çdo shtetas i këtij vendi të këtë një kartë sociale që pavarësisht nga gjendja ekonomike ose sociale të ketë disa përfitime bazë të nevojshme për një jetë normale. Ne padyshim që do të katërfishojmë ndihmën ekonomike sepse ndihma ekonomike sot është një lëmoshë, e cila nuk të jep as gjysmën e minimumit jetik. Ne do të zgjidhim problemin e tregut sepse nuk mund të këtë biznes agrar dhe nuk mund të zhvillohet familja fermerëve nuk mund të zhvillohen fermat nëse nuk zgjidhet problemi i tregut, i magazinimit dhe probleme të tjera që ka nevojë të dalë në treg, u shpreh Leskaj.  Ndër të tjera, ajo tha se socialistët kanë menduar me programin e tyre që fermeri të ketë mundësi jo vetëm ta mbjellë tokën por dhe të dalë në treg. Ne e kemi menduar seriozisht këtë program tonë që fëmijët tanë të kenë arsimin që meritojnë. Më thoni motra dhe vëllezër se si mund të shkojnë fëmijët tanë jashtë shtetit? Si mund të integrohen në tregun rajonal dhe në tregun evropian të punës me këtë arsim që ofrohet sot? Si mund të shkojnë atje kur analfabetizmi po rritet? Si mund të shkojnë atje që dhe pse flitet për internet, në shkolla mungojnë edhe hartat, laboratorët më minimalë që ne vëmë në themel të programit të njeriut, shtoi Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›