Borgjezi fisnik , Oriana Cama: Një rrëfim mbi realitetin, nga studentët e arteve

Regjisorja tregon për shfaqjen teatrore, e cila u ngjit në skenë nga studentët e arteve ,Intervistoi: Julia Vrapi
Studentët e Akademisë së Arteve në kuadër të provimeve po zhvillojnë në skenën e Akademisë performanca dhe shfaqja të ndryshme artistike. Këto mbajnë firmën e regjisorëve të rinj, të cilët sëbashku me aktorët përcjellin tek publiku shfaqje të cilat janë konsideruar si kryevepra teatrore. Oriana Cama studente në degën e regjisë ngjiti në sallën Black Box veprën teatrore Borgjezi fisnik të Molierit. Në këtë vepër interpretuan 15 aktorë. Regjisorja gjatë kësaj interviste tregon për punën e saj me aktorët, por dhe vështirësitë që ka hasur për realizimin e veprës teatrore. Sipas saj vepra vjen me një mesazh aktual për shoqërinë e sotme.
-Në skenën Black Box ju sollët shfaqjen Borgjezi fisniktë Molierit. Çmund të na tregoni rreth shfaqjes?
Borgjezi fisnik është një ndër komeditë më të bukura të Molierit,e cila u përcoll në një version komedia del arte në skenë. Natyrisht që është shumë e bukur dhe e vështirë, sepse në shfaqje janë 15 personazhe, që interpretojnë dhe të gjithë këto duhen menaxhuar, por veç tyre unë në komedi kisha dhe një kitarist dhe një violinist. Këta të dy i mora për të krijuar atmosferën që Molieri sjell në veprën e tij. Shfaqja ishte në kuadër të provimit tim si regjisore, por kam hasur dhe shumë vështirësi në realizmin e saj. Në vepër në qendër të vëmendjes është borgjezi fisnik, i cili është dhe personazhi kryesor në shfaqje, që flet për lindjen e shtresës së re të shoqërisë që është borgjezia, por që në fakt ekziston dhe një shtresë tjetër që ishte fisnikëria. Në atë kohë fisnikëria ishte një titull që trashëgohej dhe nuk blihej, ndërkohë që borgjezët kishin para por nuk kishin titull. Borgjezi fisnik është një personazh rreth të 50-ve, i cili është i pakulturuar, i pa informuar dhe injorant. Ai përdor të gjithë pasurinë e tij për tu bërë fisnik për të mësuar muzikë, dancin etj, duke paguar dhe profesorë për këtë qëllim. Gjithë dëshira e mirë dhe injoranca që ai ka, e bën dhe më tepër qesharak, e bën shumë të papërgjegjshëm si personazh. Ngjarjet në vepër zhvillohen në shtëpinë e zotit Zhorden, ku ambienti i vetëm është vend veprimi, ku dalin të gjithë personazhet që bëjnë pjesë në këtë vepër. Vepra me mesazhin që përcjell vjen aktuale me realitetin.
-Cilat qenë vështirësitë që ju hasët dhe sa ju ka mbështetur shkolla në këtë shfaqje?
Shkolla na ka mbështetur moralisht. Çdo gjë ne e kemi bërë vetë. Financimet janë me mundësitë tona. Këto komedi nuk kanë një skenografi të rënduar. Kanë vetëm objekte kryesore që duhen dhe janë të nevojshme për personazhet në skenë. Për shfaqjen time do të falënderoj Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, i cili na ka ndihmuar me kostumet e personazheve.
- Borgjezi fisnik ka një numër të madh personazhesh dhe siç thatë dhe ju ka kërkuar një menaxhim të mirë, por ndërkohë çfarë ju shtyu që të merrni këtë vepër për ta ngjitur në skenë, duke ditur që edhe mundësitë financiare nuk janë të mjaftueshme?
Borgjezi fisnik vjen shumë aktuale me realitetin e shoqërisë së stome. Vepra ka një mesazh, i cili tregon se sot ka akoma shumë njerëz që shiten si ata që nuk janë. Jo pa qëllim e zgjodha këtë vepër të Molierit. Borgjezi këtë kërkon që të arrijë, por ai nuk ia del. Në fund ai bëhet pre e një tallje shumë qesharake, ku të gjithë personazhet që janë brenda veprës e tallin. Në fund ai del i lumtur nga skena, por që në fakt të gjithë janë duke e tallur.
-Jeni studente në degën e regjisë viti i tretë, dhe për këtë vepër ju keni bashkëpunuar dhe me profesorët tuaj. Çmund të na tregoni rreth këtij bashkëpunimi?
Për veprën Borgjezi fisnik kam punuar me dy profesorët mi të kursit që janë Alert Çeloaliaj dhe Milto Kutali. Sigurisht që kanë qenë të dy profesorë shumë të mirë dhe ne kemi vite që punojmë me ata. Tashmë ndjehemi si një familje, ku edhe bërtitet, edhe kalohet mirë, edhe pranohen gjëra por dhe tregohen defektet. Mendoj që të dy profesorët kanë bërë maksimumin me ne për këtë shfaqje.
-Si regjisore e veprës, si ishin bashkëpunimet tuaja me studentët e tjerë?
Siç e thashë dhe më parë në vepër janë 15 personazhe dhe të gjithë kanë punuar shumë për këtë shfaqje. Në regji mua më kanë ndihmuar shumë me punën e tyre dhe Endri Çela dhe Arben Islami, ky i fundit interpreton në vepër personazhin Dorantin. Gjithashtu dua atë përmend dhe Lidion Papagjonin, i cili interpretoi personazhin kryesor, ai është zoti Zhorden. Lidioni ka bërë një rol fantastik,duke krijuar nj Zhorden të veçantë, për të cilin unë mendoj se ai do të mbetet i paharruar.
-Në vepër ju interpretonit rolin e zonjë Zhorden. Ishte e vështirë për ju që në të njëjtën kohë dhe të punonit për rolin, por dhe të bënit punën e regjisores?
Zonja Zhorden në vepër është një personazh me këmbë në tokë. Ajo ia tërheq veshin zotit Zhorden për veprimet e tij. Në fakt për mua ishte shumë e vështirë që ti përballoja të dyja këto, por kam punuar shumë. Unë nuk kam dashur që të luaja në shfaqje, por isha e detyruar dhe e sugjeruara nga dy pedagogët e mi. Unë nuk doja të interpretoja pasi doja të isha jashtë saj. Duke qenë se Borgjezi fisnikështë një vepër e madhe dhe duhej ta mbushësh me aktorë, për këtë qëllim dhe unë isha e detyruar që të interpretoja në vepër. Për mua ka qenë e vështirë më tepër për të krijuar personazhin tim dhe për të kontrolluar personazhet e tjerë në shfaqje, sepse duke pasur pasur mendjen tek personazhet e tjerë të shfaqjes unë lija pas dore personazhin tim. Për rolin zonjë Zhorden unë kam punuar më shumë ditët e fundit.
-Jeni një regjisore e re që ngjitët në skenë një kryevepër botërore. Si u ndje Oriana në këtë vepër të Molierit?
Borgjezi fisnik ishte një provim, me të cilin unë mbroj regjinë. Është shfaqja e parë që ne vëmë në sallën Black Box dhe vënia e kësaj pjese është e rëndësishme. Ne jemi në vit të tretë dhe ky është momenti kur fillon dhe ndjen një pavarësi nga profesorët. Pra ke të drejtë që të zgjedhësh, të krijosh etj. Gjatë gjithë kohës je nën mbikëqyrjen e profesorëve, por ti duhet të japësh dhe idetë e tua. Kjo për mua është puna më kryesore që unë kam bërë gjatë kësaj kohe.
-Një shfaqje e cila u ndërtua e tëra nga emra të rinj, por cilat ishin risitë në këtë vepër teatrore?
Borgjezi fisnik është vënë dhe më parë në skena teatrore. Por kësaj here ajo kishte të shkrirë brenda asaj dhe shumë elementë, të cilët nuk i kanë pasur më parë shfaqjet që janë vënë në skenën teatrore deri tani nga studentët.
-Borgjezi fisnik siç thatë dhe ju kërkon shumë punë pasi janë dhe shumë personazhe që marrin pjesë në vepër. Si e gjeti Oriana guximin për të realizuar këtë kryevepër të Molierit?
Vepra ka kërkuar shumë punë. Jam një tip energjik, guxoj gjithmonë dhe kjo përforcohet dhe më shumë kur je student në Akademinë e Arteve. Nëse nuk guxon tani, nuk do të kesh mundësitë për të guxuar më vonë. Gjithçka që ndodh tani është në një autokontroll dhe në një liri të plotë, sepse je akoma studente. Mendoj se në këtë kohë është momenti më i mirë për të guxuar, por dhe për të bërë gabime, sepse kjo është ajo që ti duhet të mësosh në shkollë.
-Deri tani studentët e regjisë kanë ngjitur në skenë vetëm drama të autorëve të huaj. Po drama shqipe do të kemi në skenë nga studentët? Ne fakt ne kemi dhe drama shqipe. Janë dy vepra, të cilat janë zgjedhur nga studentët e regjisë. Është vepra titulluar Zi e më zi nga Kristo Floqi si dhe vepra 14 vjeç dhëndër shkruar nga Çajupi. E veçanta është se kjo e fundit sillet në një epokë tjetër dhe është në një version të padëgjuar më parë, 14 vjeç dhëndër vjen në epokën e gurit.
-Sot në skenën teatrore është vënë re që vihen pjesë me pak personazhe, në një kohë kur bëni të kundërtën. Si e komentoni këtë?
Guximin unë e gjej tek mosha që kam për të vënë në skenë shfaqje të tilla me një numër të madh personazhesh, por dhe tek dëshira që kam për të bërë diçka të mirë, por dhe për shkollën që unë vaz