MPPTT: BB hedh poshtë mashtrimin e pastër politik
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit rikonfirmon që projekti Menaxhimi Integruar dhe Pastrimi i Zonës Bregdetare është projekt i suksesshëm, i cili për herë të parë integron planet zhvillimore me investimet publike. Gjatë një deklarate për mediat, zëdhënësja e kësaj ministrie bëri të ditur se Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore nëpërmjet deklaratës ka hedhur poshtë si mashtrim të pastër politik pretendimet dy-javore të ndërtuesve/botuesve afër Edi Ramës,
të cilëve ju prishen planet për njollat ndërtimi klienteliste. Ndër të tjera sipas zëdhënëses së MPPTT, deklarata e BB sqaron qartësisht se këto probleme kanë të bëjnë me përputhshmërinë, me politikat dhe procedurat e vetë Bankës qysh gjatë konceptimit të projektit në vitin 2004 e në vijim, dhe aspak me çështje të lidhura me Qeverinë e Shqipërisë apo Zyrën e Koordinimit të Projektit. Mehilli tha se ky projekt po mbështetet edhe me modernizimin e portit të Sarandës, rinovimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve në Sarandë dhe Himarë, krijimin e një vend-depozitimi të mbetjeve urbane për bregdetin e Jonit, si dhe me mbi 12 projekte rruge dhe ujësjellës në çdo fshat të bregut të Jonit nga Orikumi në Nivicë, zona që kishin mbi 30 vjet pa asnjë investim publik.
Email This Klikime: 2
Email This Klikime: 2