E Diel, 1 Nëntor 2026

Borhard në kafe me Rusmalin

Ambasadori

Negociatat për zgjidhjen e krizës politike në vend po theksojnë dhe më shumë ndërhyrjen e ambasadorëve të huaj për zgjidhjen e saj. Dje, në barin e hotel “Rogner” në Tiranë, u panë ambasadori gjerman në vendin tonë, Bernd Borhard, i shoqëruar nga kryetari i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti demokrat, Ilir Rusmali. Mësohet se temë e bisedës së të dyve mund të ketë qenë edhe kriza politike, rekomandimet e Këshillit të Europës për zgjidhjen e saj dhe po kështu takimi i së shtunës mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ambasadori gjerman pak ditë më parë zhvilloi edhe një takim me Presidentin Bamir Topi në kuadër të takimit të ardhshëm mes Berishës dhe Ramës. Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, ishte tepër aktiv gjatë momentit të votimit të rezolutës së KiE-s për Shqipërinë, ku delegacioni shqiptar paraqiti edhe disa amendime në kuadër të ndryshimeve që kërkonte në këtë rezolutë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›