S’ka dialog

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me gjasë nuk do të udhëtojnë fare më 14 tetor drejt Brukselit për të rifilluar procesin e dialogut që ishte ndërprerë gati dy javë më parë.
Edhe pse Robert Cooper e kishte parë këtë datë si një mundësi për vazhdimin e procesit të bisedimeve, ai nuk ka arritur të bindë palët për një gjë të tillë.
Atij veçmas i ka dalë problem me kryenegociatorin serb, Borko Stefanovic, i cili të premten e kaluar ka insistuar që pikat doganore në pjesën veriore të bëhen pjesë e dialogut.
Cooper të hënën ka takuar Kryeministrin Hashim Thaçi,
Zëvendëskryeministren dhe shefen e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahirin dhe ministret Mimoza Kusari –Lila e Vlora Çitaku.
Por ky takim është cilësuar më shumë “ritual” nga njëri prej pjesëmarrësve për faktin se tanimë është kuptuar se bisedimet nuk do të vazhdojnë.
Kryenegociatori serb, Borko Stefanovic pas takimit me Cooperin të premten e kaluar kishte deklaruar se ka pasur mirëkuptim nga lehtësuesi europian kur ka kërkuar që dy pikat doganore të jenë pjesë e bisedimeve.
Por njëri prej pjesëmarrësve të takimit Cooper –Thaçi që ka dashur të mbetet anonim, ka bërë me dije se britaniku nuk ka propozuar që dy pikat doganore të jenë pjesë e bisedimeve me Beogradin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...