E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia Dortmund, gati festa e titullit

Borusia Dortmund po përgatit festën e titullit kampion. Në javën e 32-të të kampionatit, Dortmundi do presë në shtëpi Borusian Mynshengladbah për të vulosur de facto titullin e Gjermanisë. Klubi verdhezi ka 25 ndeshje pa pësuar humbje duke arritur një rekord dhe pretendon të fitojë të tria ndeshjet e mbetura për të grumbulluar në fund 81 pikë, më shumë nga çdo kampion në historinë e Bundesligës. Për sa u përket bilanceve në këtë duel, miqtë nga Gladbahu nuk kanë fituar asnjë nga 10 ndeshjet e fundit (2 barazime, 8 humbje), duke bërë që vendësit të jenë favoritë. Nuk kemi kohë për të humbur. Skuadra është më e plotë se kurrë. Titulli vazhdon të mos jetë de facto për ne, prandaj duhet të japim maksimumin ndaj Gladbahut. Fansat tanë presin triumfin tonë sa më shpejt, por duhet të tregohemi të duruar për të përmbushur siç duhet qëllimet tona. Do ishte më mirë që Liga ti kishte vendosur në një orar, por ne do vazhdojmë të befasojmë si Bundesligën, edhe konkurrentët tanë,- nënvizoi trajneri i Dormtundit, Jurgen Klop. Festa e titullit do të nisë që nesër (sot) në sheshin Borsing, ku mijëra tifozë do veshin verdhezi rrugët e qytetit, por kryebashkiaku i Dormtundit e ka cilësuar 13 majin si ditën zyrtare, një ditë pas finales së madhe të Kupës së Gjermanisë në Berlin.

Sherri/ Roben ose Riberi largohen
Mosmarrëveshjet mes dy yjeve të Bajernit, Riberisë dhe Robenit, vazhdojnë të bëhen problem në kampin bavarez. Rasti i fundit në ndeshjen kundër Realit të Madridit ka bërë që krerët e klubit të reagojnë ashpër për të vënë balancat dhe eliminuar konfliktet mes lojtarëve. Sipas Bild, ai sherr bëri që Hënes, Rumenige dhe Nerlinger të organizonin një mbledhje dhe thuhet se kanë vendosur të gjobisin Riberinë, madje francezi të kërkojë falje. Sakaq, sipas spekulimeve mediatike bëhet fjalë se njëri prej tyre, Riberi ose Roben, do largohen në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›