E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia Mënshengladbah rikonfirmon interesimin për Xhemaljin

Albania-Sport (AS)- Trajneri i Borusia Mënshengladbah, Jup Hejnkes rikonfirmoi interesimin për futbollistin shqiptaro-maqedonas, Blerim Xhemajli. Borusia ka nevojë urgjente për lojtarë të rinj pasi ndodhet në një pozitë aspak komode në luftën për mbijetesë në Bundesliga 1 në Gjermani. "Koha është shumë e shkurtër dhe ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë maksimalisht pauzën dimërore për të provuar lojtarë të rinj", pohoi drejtori sportiv Peter Pander. "Ne kemi nevojë për alternativa të reja në mbrojtje dhe mesfushë", citohet ai nga siti ëz-neësline.de. Pander përmend emrat e disa kandidatëve: ish-lojtari i Hanoverit Hulian de Guzman (aktualisht te Deportivo La Coruna) dhe Blerim Xhemajli (FC Zyrich). Për Xhemajlin në Gjermani interesohet edhe Herta e Berlinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›