E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërxhaliu, huazim gJashtëmujor te Energi Kotbus

Albania-Sport (AS)- Ronald Gërxhaliu, mbrojtësi 20-vjecari SK Puntigamer Sturm Graz, është tashmë pjesë e skuadrës gjermane të Bundesliga 1, Energi Kotbus. "Dy ekipet( Sturm Graz dhe Energie Kotbus)dhe Gercaliu kanë qëllim që të nënshkruajnë një kontratë huazimi gjysmëvjecar si hap të parë. Trajneri i Kotbusit, Petrik Sander dëshiron ta ketë lojtarin. Transferimi do të mund të bëhet vetëm sipas rregullave të FIFA-s për lejëkalimet ndërkombëtare", pohoi manaxheri i lojtarir, Max Hagmayr për agjensinë austriake të lajmeve (APA). I porsarikthyeri në Bundesligë, Energi Kotbus gjendet në gjysmën e sezonit në vendin e 15 pas 17 javësh në kampionatin gjerman. Gërxhaliu, që më parë ka luajtur me Partizanin e Beogradit, dhe para nëntë vitesh nga Shqipëria te Sturmi gjatë këtij viti ka mbërritur te ekipi i Hans Krankl i huazuar, pasi është në pronësi të Red Bull Salzburg. Mbrojtësi ishte në dhjetor 2005 pjesë e Red Bull Salzburg, që është njëherësh edhe "Winterkönig" (Mbreti i dimrit) dhe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2009. Sipas marrëveshjes, Gercaliu u huazua gjatë muajit gusht 2006 te Sturm në formën e huazimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›