E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësorja me Bosnjën, vetëm 1% shans për tu zhvilluar

Albania-Sport (AS)- Miqësorja thuajse e konfirmuar me Bosnjë Hercegovinën, më 7 shkurt 2007, ka rrezik të dështojë. Burime shumë të mirëinformuara, pohojnë se mundësia për t'u përballur vendin ballkanik është reduktuar dramatikisht në minimum: 1%. Burimi pohoi se "drejtuesit e federatës boshnjake nuk e shikojnë Shqipërinë si prioritet" në datën e lirë të FIFA-s, duke shtuar konfidencialisht se me "99 përqind na kanë kaluar ne liste pritje". Bosnjë-Herzegovina renditet në vendin 59-të në FIFA ndërsa Shqipëria n vendin e 87. Pas dështimit të miqësores së 15 nëntorit të kaluar me afrikanët e Kongos, takim i programuar për t'u zhvilluar në Londër, ky do të ishte dështimi i dytë i madh. Federata Shqiptare i ka dërguar ditë më parë një ftesë vendit ballkanik, me të cilët në të kaluarën kemi zhvilluar edhe dy miqësore në vitet 1955 dhe 1996. Në takimin e parë midis dy vendeve tona, atë të zhvilluar, më 30 nëntor 2006, Shqipëria e drejtuar nga Neptun Bajko fitoi 2-0 (gola të Qendros dhe Dobit), ndërsa në atë të kthimit, të luajtur në Zenica, më 24 prill 1996, takimi u mbyll në barazim 0-0. Trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Baric, ka filluar të mendojë për rinovimin e ekipit dhe sic ka deklaruar kroati, rezultatet do të shihen në pranverë kur të luhen dy ndeshjet e radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, së pari me Slloveninë në Tiranë, më 24 mars dhe katër ditë më pas me Bullgarinë në Sofie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›