Gjergj Ruli: “Fatos Shehajt i shtrëngoj dorën!”

Albania-Sport (AS)- Ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjegji Ruli, i cili rikthehej për herë të parë pas një viti në ambientin e "mbretërëshës" së sporteve, ekskluzivisht për "Albania-sport", pohoi: "E vlerësoj votëbesimin e sotëm të anëtarëve të Asamblesë Vjetore të FSHA-së, zotit Fatos Shehaj, si president Federatës Shqiptare të Atletikës. Sot unë i shtrëngoj dorën legjitimisht si president i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ndihem jo vetëm i kënaqur me largimin e mandatistëve të papapërgjegjshëm, por edhe i lumtur që jam rikthyer pas një viti në gjirin e atletikës, midis atyre veteranëve të këtij sporti dhe kampionëve të rinj. Ishte një vit që e kam ndier veten shumë të fyer. U ndjeva jashtëzakonisht mirë për individët që të tunduar nga një makth i një grupimi të papërgjegjshëm, që kishin stimuluar edhe luftën e shkarkimin tim një vit më parë, në mënyrën më të turpshme dhe të shëmtuar", - pohoi rekormenit absolut i kërcimit së gjati. "Sot, -shtoi Ruli, - po këta njërez më shtrënguan dorën, më shikonin në sy, duke më puthur si për të më thënë që ti je midis nesh. Shkurt, ma shprehën me bindje, me zemër, me gojë për atë gabim që kishin bërë ndaj meje. Më duhet të ripohoj, për ju se kontributi im ka qenë shumë i rëndësishëm në kohën kur kam qenë drejtues i lartë i FSHA-së, kjo në tri plane: në shtrimin e pistës së vetme me tartan në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", ku jo pa modesti mund ta konsideroj si një kontribut timin, së bashku më aktorë të tjerë; në krijimin e marrëdhënieve të ngushta ndërkombëtare dhe trajnimin në stërvitje të përbashkëta të sportistëve shqiptarë me ata të huaj në kampinge të standardeve ndërkombëtare jashtë Shqipërisë, dhe e treta, ndihma finaciare që do të japin Federata Kineze e Atletikës, një shumë rreth 50 mijë euro, në kuadër të përgatitjeve të sportistëve shqiptarë për Olimpiadën e Pekinit"