Klodiana Shala: "Sot votova për herë të parë"

Albania-Sport (AS)- Klodiana Shala, njihet si atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde dhe ka fituar më shumë medalje, por ajo që bën më shumë cudi është fakti se ajo sot votoi për herë të parë në jetën e saj. Dhe këtë kampionia e madhe shqiptare dhe rekordmenia absolute në 50, 100, 200, 400 metrave, dhe 110 metrave me pengese, e bëri dje në Asamblenë Vjetore të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Atletikës, gjatë votimit për votëbesimin e presidentit aktual të "mbretëreshës", zotit Fatos Shehaj. "Është hera e parë që unë votoj në jetën time, qoftë për një votë politikë apo në një forum sportiv. Dhe pse vota në përgjithësi është e fshehtë, dëshiroj ta bëj publike se kam votuar për rikonfirmimin e zotit Shehaj. Është një president që ka bërë shumë për atletikën", - pohoi Shala për "Albania-sport"-in. Klodiana Shala gjatë vitit 2006 ka thyer 5 rekorde kombëtare, 2 në garën e 220 metrave, 2 në garën e 400 metrave dhe 1 në garën e 100 metrave.