“Borxh moral ndaj martirëve, eshtrat e të cilëve akoma s’janë kthyer”
02/06/2011 Nderimi i martirëve të demokracisë, Basha në homazhe
Kandidati i mazhorancës për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëri homazhe në nderim të martirëve të demokracisë Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja. Në prononcimin e shkurtër për mediet Basha nuk u ndal në deklarata të drejtpërdrejta politike sa i takon vendimarrjes për mandatin e bashkisë së kryqytetit. Megjithatë, ndalur në motivin e këtyre homazhve kandidati demokrat në fjalën e tij i mëshoi faktit se për të nderuar këta martirë duhet bërë më shumë sesa dhënia e dekoratave. “Përkujtimi i këtyre dy martirëve është në radhë të parë një tribut për guximin e tyre në një kohë shumë të vështirë për vyrtytin, në një kohë shumë të vështirë për kurajën, në një kohë shumë të vështirë për të vërtetën, në një kohë të pamundur për lirinë. Është po kështu një kujtesë për borxhin moral që kemi ndaj martirëve, eshtrat e të cilëve akoma nuk janë kthyer në vendin e duhur të prehjes për t’i nderuar familjarët, farefisi, të afërmit dhe e gjithë shoqëria”, - vuri në dukje Basha lidhur me një çështje të tillë. Ndërkohë dy ditë më parë, në një deklaratë për shtyp, kandidati demokrat, i shpallur si fitues i mandatit për të drejtuar metropolin e vendit nga Komisioni Qëndror Zgjedhor, iu kundërpërgjigj kundërshtarit të tij lidhur me akuzat për manipulime me votata. “Eshtë e rëndësishme të themi se në shqyrtimin që po i bëhet numërimit të fletëve të kontestuara, ai ka 4 vota më shumë se unë. Nuk është kanibalizëm të futësh votat në një proces transparent, por t’i përjashtosh ato. A duhet të numërohet çdo votë? Unë besoj se po, ndërsa kundërshtari thotë ‘jo’. E drejta është në anën time”, - vlerësoi kandidati Basha. Sipas tij, kandidati Rama prej ditësh ka nisur një rrugë për të përbaltur procesin e zgjedhjeve. “Demokracia funksionon më lehtë kur rezultati është i thellë, por ajo tregon se funksionon gjithashtu edhe kur ai është i ngushtë. Ne mund t’i tregojmë botës mbarë se demokracia jonë është funksionale”, - tha ai.