E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia padit Kroacinë për gjenocid

Autori i Lajmit: RedaksiaHagë - Serbia paditi dje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë Kroacinë për gjenocid ndaj serbëve nga viti 1991 deri në vitin 1995. Qeveria e Serbisë ka thënë se Serbia ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, sepse Kroacia, para 10 vitesh, kishte paditur Serbinë për gjenocid. Padia e Serbisë përmban hollësi, siç pohon Beogradi, për krimet ndaj serbëve në periudhën 1991 – 1995 dhe gjithashtu për krimet e Shtetit të Pavarur të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, ka deklaruar se Kroacia është plotësisht e gatshme për këtë proces. “Kemi përgatitur të gjitha faktet që dëshmojnë se kishim të bënim me agresion të përgjakshëm serbomadh nën drejtimin e Slobodan Millosheviçit”,- tha Kosor.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›