E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi, goditet me levë në gjoks

Një 50-vjeçar është goditur me një levë në gjoks, duke u plagosur rëndë për shkak të një borxhi që i kishte autorit. Burimet policore bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje paradite në Tiranë, ndërkohë që policia ka dërguar për ndjekje penale agresorin. Sipas policisë, në komisariatin nr. 2, dje paradite ka bërë kallëzim Z.Plaku, 50 vjeç, lindur dhe banues në Berat. Ai ka treguar për uniformat blu se në orën 10:00, te Komuna e Parisit, afër lulishtes, është goditur me një send të fortë në kraharor, për shkak të një borxhi nga Arjan Xhepa, 30 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm, i pa dënuar. Policia tha se pas regjistrimit të këtij kallëzimi penal, u kryen veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë, në gjendje të lirë, për veprën penale të "dëmtime të tjera me dashje"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›