Vidhet xhamia e fshatit Prush
Hajdutët nuk kanë kursyer edhe një xhami në fshatin Prush të Tiranës, duke bastisur çdo gjë që kanë gjetur brenda. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pa u gdhirë dita e djeshme, ndërkaq që policia ka nisur punën për kapjen e autorëve. Sipas policisë, nga seksioni kundër vjedhjeve në orën 06:00, në fshatin Prush, Komuna Vaqar, është konstatuar vjedhja e xhamisë së fshatit. Për këtë vjedhje ka njoftuar një person nga xhamia. Policia tha se me të shkuar në vendngjarje u kryen veprimet procedurale, ku rezultoi se persona të paidentifikuar kanë shqyer rrjetën e avllisë dhe kanë hyrë nga dera e pasme e xhamisë, e cila qëndron e hapur dhe kanë vjedhur një magnetofon dhe 3 mijë lekë në një kuti. Sipas uniformave blu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.