E Hënë, 2 Nëntor 2026

Borxhi i drogës, 5 shqiptarët masakrojnë italianin

20/02/2005  PERUXHIA - Një shfaqje tërësisht e ashpër kriminale, ka qenë ajo e vrasjes së një trafikanti italian, nga pesë shqiptarë. Hetuesit në raportet e para të ngjarjes, kanë shkruar se trafikanti vendas u kishte borxh pesë shqiptarëve, një shumë prej 22 mijë euro për pazaret e trafikut të drogës. Nile Djaloshi, Ilmi Kajmaku, Eduard Lytaj, Izmir Rahi dhe Stiljan Site, akuzohen nga policia italiane se kanë vrarë duke masakruar vendasin Dino Fimati. Sipas hetimeve të policisë, trafikanti italian ka rënë viktimë e një borxhi të madh, të cilin vëllai i tij ua kishte shqiptarëve. Dino Fimati, një 34-vjeçar, ndaj të cilit ende nuk janë vërtetuar dyshimet se kryen trafik droge, është gjetur i masakruar fizikisht dhe i pajetë. Policia ka arritur të provojë se vëllai i tij, ka mbetur borxh te një grup shqiptarësh në vitin 2003, pas një tentative bashkëpunimi në lëvizjen e një sasie të madhe droge. Dy prej shqiptarëve, janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim nga policia, për krimin makabër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›