E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tre në pranga, dezertuan nga ushtria

20/02/2005  Efektivat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë kanë arrestuar dje 4 persona të shpallur në kërkim. Lajmi konfirmohet nga një njoftim për shtyp i zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, Alma Katragjini. Personat e shpallur në kërkim janë Artan Servet Rustemi, Fatmir Novruz Demiri, Ramazan Hasan Koçi, Asllan Myftar Jaho. Tre prej të arrestuarve kanë qenë të dënuar nga gjykata për veprën penale të dezertimit nga ushtria, ndërsa i katërti për vjedhje. Masat e dënimit, sipas njoftimit të policisë, nuk janë të rënda, por, gjithsesi, të prangosurit janë dërguar në qeli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›