E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me tank kundër atyre që parkojnë keq!

Nga Express më 03 gusht 2011 në ora 16:30

I irrituar nga pa-ndëshkueshmëria e drejtuesve, të cilët parkojnë makinat e tyre në vende të palejuara në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnus, kryetari i Bashkisë, Arturas Zuokas, ka bërë një veprim ekstrem për të shprehur zemërimin.

Gazeta “Irish Times” shkruan se Zuokas ka marrë një tank dhe e ka lëshuar mbi një makinë, e cila ishte parkuar në korsinë e biçikletave – kjo shihet dhe në një video në YouTube. Kjo ka qenë një mënyrë publiciteti, për të parandaluar këto veprime.

“Ky tanku është një mjet i mirë për të zgjidhur problemin e parkimeve në vendin e gabuar”, shprehet ai, në videon e postuar në profilin e tij në Facebook.

Zuokas shprehet se makina luksi parkohen çdo ditë në vende të palejuara dhe që nuk marrin ndëshkim. Zoukas i ka kërkuar këshillit bashkiak që të marrë masa lidhur me këtë problem.

“Dua të dërgoj një porosi. Nëse ke një makinë dhe shumë para, kjo nuk do të thotë se mund të parkosh kudo qoftë. Së fundmi është vërejtur një rritje e parkimeve të dhunshme, gjë e cila tregon mungesë respekti për të tjerët”, tha kryetari i Bashkisë së Vilnusit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›