E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Integrimi, mbi dallimet partiake

Ambasadori i Prezencës së OBSE-së në Tiranë, Robert Bosch, vlerësoi se "çështja e integrimit evropian të Shqipërisë del mbi çdo lloj dallimi partiak afatshkurtër". Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën "Dy vjet nga nënshkrimi i MSA-së, roli i Kuvendit", ambasadori i OSBE-së nënvizoi rëndësinë e procesit të integrimit në BE, i cili ndikon në "zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik të vendit dhe në rritjen e standardeve të qytetarëve". Nisur nga zhvillimet e fundit në vend, ai "shprehu bindjen se konsensusi politik i kohëve të fundit do të ndiqet edhe në muajt në vazhdim dhe nga kjo do të shihen arritje konkrete. Shqipëria është në rrugën e saj për t‘u bërë pjesë e familjes evropiane. Nënshkrimi i MSA-së, dy vjet më parë, ishte fryt i përpjekjeve të ndërmarra nga disa qeveri shqiptare, ashtu sikurse ishte dhe fryt i frymës së aspiratave të gjithë popullit shqiptar. Programi i reformave tani po implementohet duke u bazuar në një sërë objektivash të qarta, megjithatë mbetet shumë për t‘u bërë në fushën e reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit", nënvizoi ambasadori Bosch.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›