Nxënësit më të mirë, Librazhdi zbret në Kuvend
Ndryshe nga herët e tjera, Kuvendi i Shqipërisë ka pasur disa vizitorë jo të zakonshëm. Një ditë pune e deputetëve është ndjekur nga një grup nxënësish, të cilët kishin marrë rrugën nga Librazhdi për të qenë që në fillim të seancën në sallë. Ardhja e 50 të rinjve në sallën e Kuvendit ishte mundësuar prej deputetit të zonës së tyre Taulant Balla. Interesi i nxënësve ka qenë njohja e me strukturën, organizimin dhe funksionimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend. Specialistë të Kuvendit, por edhe vetë Kryetarja e tij, Jozefina Topalli, i ka njohur gjimnazistët e Librazhdit me procedurat parlamentare, marrëdhëniet ndërmjet institucioneve dhe rolin e Kuvendit si institucioni më i lartë politik në vend. Nga ana e tij, deputeti Balla ka vlerësuar se vizita të tilla dhe njohja e publikut me institucionet kushtetuese janë shumë të rëndësishme dhe duhet të bëhen pjesë e programeve mësimore për të gjitha shkollat e mesme të vendit.