E Diel, 1 Nëntor 2026

Turi, Edi Rama takon të rinjtë

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi dje një bashkëbisedim me të rinjtë e njësisë bashkiake nr.1 në kryeqytet. Në këtë takim me rininë e kësaj njësie, Rama u shpreh për ndërtimin e një programi politik, ku arsimi i duhur në raport me nevojat e vendit do të jetë prioritar për PS-në. "Në mënyrë që të shkurtohen radhët kilometrike të papunësisë së të diplomuarve apo dhe atyre që duhet të marrin arsimin profesional të mesëm për të qenë të aftë kundrejt ofertave për punësim të tregut të punës", tha Rama. Ai nënvizoi se është koha që së bashku ne t‘i japim jetë, jo thjesht një shprese të re, por t‘i japim jetë një fuqie të re, duke bërë që çdonjëri prej nesh, si qytetar, pa pasur nevojë që të bëjë karrierë politike, pa qenë i detyruar që të merret me politikë në atë kuptim që ka kjo fjalë në Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›