Gjimnazi "Qemal Stafa" fiton çmimin e Evropës
Aktivitetet e organizuara në kuadër të "Javës Evropiane" në Ministrinë e Integrimit u mbyllën dje me shpalljen e skuadrës fituese të konkursit "Unë dhe Evropa". Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pasi bëri një pasqyrim të gjithë aktiviteteve dhe qëllimin e tyre, i dorëzoi çmimin shkollës fituese "Qemal Stafa" në Tiranë. "Nuk janë ata dhe ne, por jemi unë dhe ti". Kjo ka qenë motoja e Javës Evropiane, që përcjell më së miri filozofinë që mbart në vetvete procesi i integrimit: gjithëpërfshirjen.
Që ky proces të mos mbetet thjesht një debat mes forcave politike, apo një dialog zyrtar mes Tiranës dhe Brukselit, është synuar që në krye të herës informimi i qytetarëve, larg shablloneve politike e teknike, për gjithë ecurinë e procesit, për rëndësinë e nismave dhe reformave që duhen kryer për të mbërritur në destinacionin e duhur: në Evropë.